Do të përmbushi ëndrrën e fëmijërisë, mesfushori i Kombëtares luan kundër Barçës, Bajernit dhe Interit në Champions

Vetëm 3 vite më parë luante në Sllovaki, ndërsa tashmë e gjen veten në kompeticionin që çdo futbollist dëshiron të jetë pjesë. Kristi Qose ka përmbushur ëndrrën e tij të fëmijërisë dhe tashmë do të ketë mundësinë të përjetojë emocionet e veçanta të Champions League-s. Ndjesitë e marra prej vitesh pas ekranit të televizorit, tanimë do të ketë mundësinë t’i provojë vetë në fushën e lojës.

Mesfushori shqiptar është pjesë e Viktoria Plzenit, që këtë sezon ka siguruar pjesëmarrjen në grupet e Champions-it. Shorti nuk është treguar aspak bujar me të, por nga ana tjetër i ka dhënë shansin lojtarëve të ndajnë fushën me disa prej lojtarëve më të mirë të kontinentit. Kristi Qose do të ketë përballë klube me traditë të madhe si Barcelona, Bajerni i Mynihut dhe Interi. Pa presionin e fitoreve mbi supe, faza e grupeve të Champions-it për Qosen dhe shokët e tij do të jetë e gjitha për t’u shijuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online