VIDEO/Në Spanjë e quajnë tallje, Oliver Kan qesh sapo mëson se do të ketë Barcelonën në grup

Pasditen e djeshme janë përcaktuar përmes shortit grupet e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve. Goglat kanë vendosur në të njëjtin grup Barcelonën me Bajernin e Mynihut. Të dyja skuadrat kanë qenë shumë të përfolura këtë verë për shkak të transferimit të Robert Levandovskit. Ky i fundit dëshironte kalimin te katalanasit, por në fillim hasi në rezistencën e Bajernit, duke krijuar edhe tension në stërvitje.

Por të dy klubet ndajnë edhe kujtime jo shumë të largëta së bashku. Të lumtura për gjermanët dhe poshtëruese për spanjollët. Dy vite më parë bavarezët poshtëruan Barcelonën me rezultatin 2-8, duke e eliminuar nga Champions League.

Kjo ka shtyrë mediat spanjolle që ta shohin si provokim veprimin e Oliver Kanit në momentin e hedhjes së shortit. Zyrtari i Bajernit nisi të qeshë sapo sheh që Barcelona do të jetë në të njëjtin grup me të, duke irrituar shtypin në Spanjë, që e cilëson këtë gjest të ish-portierit të njohur si një mungesë respekti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online