Zyrtare/ Shqipëria dhe Kombëtaret europiane hyjnë në sprintin final, ja kur do të hidhet shorti i play off-it për Kupën e Botës

Kualifikueset europiane për Kupën e Botës janë drejt fundit. Shqipëria dhe Kombëtaret e tjera të kontinentit të vjetër hyjnë në sprintin final në muajin në nëntor, ku do të luajnë dy ndeshjet e mbetura. Muaji i ardhshëm vendos fatet përfundimtare të ekipeve kombëtare në këto kualifikuese, pasi do të përcaktohen vendet e para dhe të dyta për secilin grup.

Nëse krerët e grupeve presin direkt biletën për në Katar, rruga është më e ndërlikuar për vendet e dyta, të cilat duhet të kalojnë përmes “play off“-it. Shorti për të përcaktuar këtë të fundit është vendosur zyrtarish dhe do të mbahet në Cyrih të Zvicrës më datë 26 nëntor në orën 17:00. Dy ekipet e kualifikuara nga Liga e Kombëve do u bashkohen 10 skuadrave që kanë mbyllur grupet e kualifikueseve në vendin e dytë, më pas do të ndahen në 3 grupime me nga 4 skuadra.

Çiftet që fitojnë gjysmëfinalen do të ndeshjen me njëra-tjetrën në finale për secilin grupim, në mënyrë që të sigurojnë pjesëmarrjen në Katar. Ndërkohë shanset e Shqipërisë për një vend në “play off“ janë zbehur së tepërmi pas asaj humbjeje kundër Polonisë më 12 tetor./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online