Zyrtare/ Shpëtim Duro është kampion i Maqedonisë së Veriut, i jep Strugës titullin e parë në histori

Shpëtim Duro feston sot titullin kampion në Maqedoninë e Veriut. Pas largimit nga Egnatia, trajneri i mirënjohur shqiptar udhëheq Strugën Trim&Lum drejt suksesit historik. Klubi shqiptar fiton titullin e parë kampion në kampionatin maqedonas.

Struga mposhti sot Sileksin me rezultatin 3-0, ku vendosën dy golat e Shabanit dhe goli i Ibrahimit. Ekipi i udhëhequr nga Duro shkon në kuotën e 62 pikëve, me një diferencë prej 7 pikësh nga Shkupi i vendit të dytë. Matematika e dërgon kështu trofeun në duart e lojtarëve të Strugës, megjithëse kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i kampionatit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *