Zyrtare, Shik te Juventus për 25 mln euro

Pas ok-it të sulmuesit çek, vjen edhe akordi me Sampdorian, i gjetur dje, në zyrat e Ligës Italiane

Tani mund të thuhet me të vërtetë që është e përfunduar. Patrik Shik është një lojtar i ri i Juventusit. Talenti çek, që ka impresionuar në sezonin e sapombyllur me Sampdorian, ishte në krye të listës së objektivave të Marotës dhe Paratiçit për të përforcuar skuadrën e Alegrit. Në mëngjes, sulmuesi 21-vjeçar i kishte komunikuar klubit dorian synimin për t’u bërë një lojtar i ri i Juves. Dje pasdite, të dy klubet, që kanë të pranishme në Ligën e Serisë A për të diskutuar për të drejtat tv, kanë gjetur akordin.

PROFILI — Shumë i fortë fizikisht, me një të majtë magjike dhe i aftë në goditjet me kokë, rendimenti i ish-lojtarit të Spartës së Pragës në Serinë A ka qenë një rritje e rëndësishme. Përpara periudhës së ambientimit të detyrueshëm me një futboll të ndryshëm, siç është ai italian, teksa ka luajtur ndaj Juves ndeshjen e tij të parë si titullar, më 26 tetor, që është shoqëruar edhe me golin e tij të parë me fanellën e Sampdorias. Nga ajo mbrëmje e pas, Shik nuk është ndalur më dhe javë pas jave ka fituar pikë në hierarkinë e Xhampaolos, duke arritur të koleksionojë në fund të sezonit 32 ndeshje, nga të cilat 14 si titullar. Madje është impresionuese edhe rregullsia e tij përpara porte. Nuk janë shumë golat e tij (11), por mesatarja e golave të tij për minutat e luajtura. Sulmuesi, në gjendje që të luajë si sulmues i parë, ose i dytë, ka shënuar gol çdo 136 minuta, praktikisht një herë në çdo një ndeshje e gjysëm.

11 gola

ka shënuar sulmuesi çek i Sampdorias në sezonin e fundit, teksa duke llogaritur praninë e tij në fushë (14 ndeshje si titullar) i bie të ketë shënuar një gol në çdo 136’, pra në një ndeshje e gjysëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online