Tirana ka bërë zyrtar afrimin e qendërmbrojtësit Sedat Berisha. Futbollisti 28-vjeçar ka nënshkruar një kontratë 1+1 dhe pasdite kreu edhe seancën e parë stërvitore nën urdhrat e trajnerit Ze Maria. Së bashku me Turtullin, Atingën dhe Caken plotësojnë katërshen e qendrës së prapavijës.
“Ka firmosur sot pasdite kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Tiranës. Sedat Berisha është përforcimi i radhës për skuadrën bardheblu. Mbrojtësi 28-vjeçar në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Vllaznisë ndërkohë që më parë ka luajtur për Shkupin dhe Shkëndijën e Tetovës. Berisha ka firmosur një kontratë një vjeçare me opsion rinovimi dhe për sezonin pasardhës”, njofton klubi i Tiranës.
Tani trajneri Ze Maria pret edhe një lojtar tjetër për sulmin dhe më pas merkato mund të konsiderohet e mbyllur. Më parë janë prezantuar Atinga, Kobinah, Imami dhe Hasani. Gjithashtu kanë firmosur edhe të rinjtë Muçi, Çelhaka dhe Ismailgeci.
https://www.facebook.com/kftirana.al/videos/2092296874359757/