Një ndër volejbollistet më të mira të kombëtares shqiptare ka nënshkruar në Izrael. Korçarja Sava Thaka do të jetë pjesë e Maccabi AOV Ashdod dhe gjithçka është zyrtare dhe është njoftuar nga klubi izraelit përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
Thaka sezonin e fundit është aktivizuar në Poloni, ndërkohë që më parë ka luajtur edhe në Sllovaki. Sava nis një etapë të re në karrierën e saj dhe do kërkojë të bëjë sa më mirë.