Renato Arapi dhe Turqia, një marrëdhënie që ka funksionuar më së miri në dy sezonet e fundit, me mbrojtësin shqiptar që ka luajtur rregullisht sidomos sezonin e fundit te Boluspori, edhe pse nuk ia doli të realizonte ëndrrën e ngjitjes në Superligë.
Këtë verë Arapi doli i lirë në treg, pasi i mbaroi kontrata me Bolusporin, por sot ka gjetur ekip të ri, sepse ka firmosur për Afjet Afjonsporin. Bëhet fjalë për një klub të vogël, nga qyteti Afjonkarahisar në perëndim të Turqisë.
Klub i themeluar në vitin 2013, si pasues i klubit Afjonkarahisarspor, i themeluar në vitin 2005. Në vitet e fundit Afjet Afjonspor ka pasur rritje konstante dhe këtë vit ka realizuar ëndrrën e ngjitjes në divizionin e dytë turk.
Një ndër goditjet më të mëdha të klubit është pikërisht Arapi, i cili në Turqi është transformuar në qendërmbrojtës të mirëfilltë.
Arapi është i pari i huaj i Afjet Afjonsporit në histori dhe pas firmës në kontratën 1+1 deklaroi: “Jam shumë i lumtur që jam i pari futbollist i huaj këtu. Do të jap maksimumin për të merituar respektin e tifozëve dhe klubit”.
Tak?m?m?z geçen sezon Boluspor'da forma giyen Arnavut stoper Renato Arapi ile sözle?me imzalam??t?r.
HO?GELD?N RENATO! pic.twitter.com/mbqj9Md535— Afjet Afyonspor Kulübü (@AfjetAfyonspor) July 16, 2018