Zyrtare/ Refuzoi Kosovën për një iluzion, Zvicra lë jashtë listës përfundimtare Andi Zeqirin

“Telenovela” Andi Zeqiri përfundoi me një fund të hidhur për 21 vjeçarin, i cili vetëm pak ditë më parë refuzoi Kosovën për Zvicrën. Një vendim ky që u prit si një tradhëti e pastër nga tifozët dardan, teksa vetë lojtari i kishte bërë thuajse të sigurt se do të vishte fanellën e Kosovës. Ditën e sotme është shpërndarë në rrjetet sociale lista e plotë e zviceranëve që do të shkojnë në Euro 2020.

Emri i Andi Zeqirit nuk gjendej askund dhe lojtarit të Brighton do t’i duhet ta ndjekë kompeticionin nga shtëpia, duke refuzuar kështu Kosovën për një iluzion. Për vite me radhë, Zeqiri luajti me dy porta, duke ndërruar disa herë deklaratat si për Kosovën ashtu dhe për Zvicrën. Si përfundim, 21 vjeçari zgjodhi Zvicrën, por kjo Kombëtare nuk ishte aspak bujare më të./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *