Zyrtare/ Redi Kasa ndërron skuadër në limitet e merkatos, lojtari i Egnatias transferohet te kampionët e Sllovenisë

Redi Kasa ka ndërruar ambient në ditët e fundit të merkatos. Lojtari i Egnatias, i cili spikati në sezonin e shkuar në “Abissnet Superiore”, do të veshë fanellën e Olimpjas së Ljubjanës. Sulmuesi i talentuar transferohet në formë huazimi për një sezon me të drejtë blerjeje në radhët e kampionëve të Sllovenisë. Lajmi është përcjellë nga vetë klubi i Olimpjas së Ljubjanës për mes faqes zyrtare në “Twitter”.

“Redi Kasa, mirësevjen në Ljubjanë! Sulmuesi 21-vjeçar vjen në huazim me të drejtë blerjeje. Së fundmi ishte pjesë e KF Egnatias dhe në të shkuarën e Parmës në Itali. Ai mund të luajë në majë të sulmit dhe në krahun e djathtë”, ka njoftuar klubi Olimpja Ljubjana./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online