Kukësi nuk është mjaftuar me dy blerjet e bujshme të Ibraimit dhe Taipit për të mbyllur merkaton. Verilindorët prezantojnë sot goditjen e radhës, që vjen nga kampionati zvicerian. Sadik Vitija është 22-vjeçari që ka firmosur për 2 vitet e ardhshme me nënkampionët e Shqipërisë. Mbojtësi i krahut ishte pjesë e Shafhauzenit në Kategorinë e Dytë të Zvicrës, ndërsa është formuar në akademinë e Zyrihut. Gjithashti Vitija ka provuar edhe fanellën e Vaduzit.
Një lojtar mjaft premtues dhe me cilësi të mëdha për kampionatin shqiptar, teksa vlen të përmendet edhe fakti se i ka kaluar të gjitha ekipet zinxhirë në Kombëtaren helvete deri në moshat U-20 të saj. Me këtë përforcim Kukësi mbush në mënyrën më të mirë të mundshme hapësirat e lëna pas nga largimi i Maliqit, duke bërë që tashmë Gega të ketë një grup të denjë për të konkuruar për objektivat e verilindorëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Njoftimi i klubit të Kukësit:
Sadik Vitija e?shte? zyrtarisht futbollist i Kuke?sit! Mbrojtësi shqiptar, ka firmosur ditën e fundit të merkatos kontratën me klubin tonë për 2 sezonet e ardhshme, duke u bërë futbollisti më i ri i Kukësit.
Mbrojtësi 22-vjeçar vjen nga kampionati zviceran i futbollit dhe është prezantuar sot në zyrat e klubit, teksa do të bashkohet me ekipin në stërvitje sot. Vitija ka luajtur me ekipet zinxhir të moshave të Zvicrës U15, U16, U17, U18, U19, U20. Në kampionatin zviceran, Vitija ka luajtur me Zurich, Vaduz e Schaffhausen.
Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Vitija ! Mirë se vjen Sadik!Skeda e Lojtarit:
Emri: Sadik Vitija
Mosha: 22 vjec?
Nënshtetësia: Zviceran, Kosovar
Pozicioni: Mbrojtës
Klubet e mëparshme: Zurich, Vaduz, Schaffhausen