Zyrtare/ E duan Kupën e Botës sërish në Europë, dy shtetet iberike hedhin kandidaturën për 2030-n

Kupa e Botës mund të rikthehet sërish në kontinentin ku edhe ka lindur futbolli, Europë. Pas Rusi 2018, kometicioni më madhor për Kombëtaret pritet të vijë sërish në kontinentin e vjetër pas 10 vitesh. Viti 2022 do të organizohet në Katar, ndërsa ai i radhës do të zërë vend në Amerikën e Veriut, ku Meksika, SHBA-të dhe Kanadaja kanë marrë përsipër organizimin e saj.

Por në vitin 2030 Botërori mund të rikthehet sërish në Europë. Dy shtetet e gadishullit Iberik, Spanja dhe Portugalia kanë dorëzuar zyrtarisht kandidaturën për të pritur Kupën e Botës. Impiantet dhe infrastruktura nuk mungon aspak, teksa disa prejt stadiumeve më mirikë të globit gjenden pikërisht në Spanjë, me “Santiago Bernabeun” dhe “Kamp Noun” që janë gati të hapin dyert për të gjithë tifozët.

Përzgjedhja do të bëhet nga FIFA në vitin 2024, ndërsa Spanja dhe Portugalia duhet të mposhtin konkurencën e Marokut dhe të bashkëpunimit të 4 vendeve të Amerikës së Jugut, Argjentinë, Kili, Uruguai dhe Paraguai./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online