Rikthim i një legjende te Vllaznia. Bëhet fjalë për në stafin teknik, pasi Paulin Ndoja ka pranuar ofertën e drejtuesve shkodranë për të përgatitur portierët e rinj të akademisë. Ideal Lekiqi është angazhuar me ekipin e parë dhe Ndoja është parë si zgjidhja e duhur.
“Pas një shkëputje disamujore, Paulin Ndoja rikthehet sërish të punojë tek Akademia Vllaznia. Nga dita e sotme ai ka nisur punë si përgatitës i portierëve të saj. Jemi të bindur se me përvojën e tij 32 vjeçare në këtë detyrë, mjeshtri Ndoja do të japë ndihmën e duhur për përgatitjen e portierëve të së ardhmes për Vllazninë.
Pas kalimit të Ideal Lekiqit në stafin e ekipit të parë, ky vend kishte mbetur bosh dhe thirrjes së drejtuesve të klubit për të marrë këtë detyrë, mjeshtri Ndoja i është përgjigjur pozitivisht dhe nga sot ka nisur zyrtarisht punën pranë Akademisë Vllaznia”, njofton klubi shkodran.