Herald Marku mund të quhet lojtari i ri i Vllaznisë. Mesfushori ka ndërprerë bashkëpunimin me Partizanin, teksa njoftimi zyrtar ka ardhur nga klubi i kuq.
“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Herald Markun. Mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve duke i dhënë mundësi Markut jetë një lojtar i lirë.
FK Partizani falënderon Herald Markun për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierën e tij sportive”, shkruan Partizani. /Sport Ekspres/