Nesër do të jetë dita e madhe për lojtarin e Shqipërisë, Interi do të japi komunikatën zyrtare

0

Nesër do të jetë dita më e rëndësishme deri tani në karrierën e Kristjan Asllanit. Mesfushori ka arritur akordi me Interin, për t’iu bashkangjitur zikaltërve dhe për të qenë pasardhësi i Brozovic. Por tani ka mbërritur momenti për të zyrtarizuar përfundimisht këtë transferim nga Empoli.

Mediat italiane bëjnë të dituar se Interi do të zyrtarizojë ditën e nesërme Asllanin. Gjithashtu, në të njëjtën ditë, pritet që të vijë edhe zyrtarizimi i Lukakut. Dy transferime të goditura këto të gjigantit italian që kërkon të fitojë Serinë A në sezonin e ardhshëm. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.