Zyrtare/ Partizani firmos me mbrojtësin që ka luajtur në “Eredivisie”, goditja e radhës në merkato

Partizani ka zyrtarizuar futbollistin më të ri në organikën që drejtohet nga Ilir Daja. Të kuqtë kanë firmosur me mbrojtësin Aleksandar Damcevski. Futbollisti 28-vjeçar ka eksperiencë të madhe mbi supe teksa spikati në Bullgari gjatë sezonit 2013-2014 duke luajtur për Burgas, ndërsa më pas arriti pikën kulminante të karrierës me Nac Bredan në Eredivisie.

Të tjera lëvizje mbërritën për Damcevskin, ndërsa në tre sezonet e fundit ishte pjesë e Ararat në Armeni. Vetëm pak më parë ka ardhur edhe zyrtarizimi i Partizanit për firmosjen me këtë futbollist për 1 vit dhe me opsion rinovimi për një sezon tjetër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online