“Jo më kot përmenden tifozët e Vllaznisë”, Plori ngre entuziazmin para Sirokit: Shoh optimizëm për ta përmbysur

Vllaznia e humbi ndeshjen e parë në “Conference League” ndaj Sirokit në shifrat 3-1, por në atë ndeshje gjykimi ishte i njëanshëm në favor të kundërshtarëve. Ekipi shqiptar do të bëjë gjithçka për të përmbysur rezultatin, ndërsa do të jenë pa Brdaric në stol dhe pa Krymin në fushë që janë ndëshkuar me karton të kuq. Për këtë arsye në konferencën për shtyp ishte i pranishëm ndihmësi i trajnerit gjerman, Elvis Plori.

“Është e shumë pritur për ne dhe për gjithë opinion shkodran, pasi ka 10 vite që nuk luajmë në kupat e Europës në Shkodër. Është e shumëpritur edhe për një arsye tjetër, pasi prej dy vitesh që luajmë pa tifozë. Ka adrenalinë tjetër me tifozë, edhe pse me numër të reduktuar.

Është e vështirë të përmbysim rezultatin. Moralisht skuadra është e mirë. Nuk ishte rezultati i merituar atje. Nuk dua të kthehem te arbitrat që janë diskutuar. Shoh optimizëm për të kthyer rezultatin dhe kjo më mbush me shpresë. Shkodra ka qenë armë e fortë për çdo futbollist ndër vite. Jo më kot përmenden tifozët e zjarrtë të Vllaznisë. Mezi presim t’i kemi në stadium tifozët”, tha Plori. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online