Partizani ka zyrtarizuar futbollistin më të ri në organikën që drejtohet nga Ilir Daja. Të kuqtë kanë firmosur me mbrojtësin Aleksandar Damcevski. Futbollisti 28-vjeçar ka eksperiencë të madhe mbi supe teksa spikati në Bullgari gjatë sezonit 2013-2014 duke luajtur për Burgas, ndërsa më pas arriti pikën kulminante të karrierës me Nac Bredan në Eredivisie.
Të tjera lëvizje mbërritën për Damcevskin, ndërsa në tre sezonet e fundit ishte pjesë e Ararat në Armeni. Vetëm pak më parë ka ardhur edhe zyrtarizimi i Partizanit për firmosjen me këtë futbollist për 1 vit dhe me opsion rinovimi për një sezon tjetër. /Sport Ekspres/