Zyrtare/ Partizani bën publike gjithçka, largohet përfundimisht Jasir Asani

Jasir Asani është larguar nga Partizani. Njoftimi i nxjerrë nga “Sport Ekspres” pak ditë më parë mbi emrin e klubit të AIK është konfirmuar edhe nga të kuqtë. Por disi më surprizues ishte fakti se formula është huazim me të drejtë blerje. Klubi kryeqytetas e falenderon Jasir Asanin për gjithë kontributin e dhënë me fanellën kryeqytetase, duke i uruar sukses në të ardhmen. /Sport Ekspres/

Njoftimi i plotë

ZYRTARE
JASIR ASANI TRANSFEROHET TE AIK STOKOLM

Klubi njofton sot arritjen e marrëveshjes së transferimit të Jasir Asanit drejt ekipi suedez AIK. Mesfushori me tipare sulmuese do të kalojë në formulën e huazimit te klubi suedez nga Janari 2020. Klubi i AIK njëkohësisht do të ketë edhe të drejtën e blerjes së kartonit të Asanit në fund të sezonit. 24 vjeçari do të jetë në dispozicion të kampionëve të Shqipërisë edhe për dy ndeshjet e radhës ndaj Teutës dhe Vllaznisë, për të vijuar më pas aventurën e tij të re në kampionatin suedez. Performanca mjaft pozitive e Asanit në radhët e të kuqve, me të cilët u shpall edhe kampion i Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane për të përfituar shërbimet e tij, por insistimi i vazhdueshëm i AIK rezultoj edhe oferta më konkrete dhe më e mirë për Asanin dhe Klubin.
Klubi dëshiron të falënderoj Jasir Asanin për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online