Masa të rralla të policisë për “El Clasicon”, agresorët nuk “do të njohin” më lojtarët

El Clasico e kësaj mesjave mes Realit të Madridit dhe Barcelonës ka një tjetër specifikë. Kjo për shkak të trazirave politike që lidhen me Katalonjën. Fillimisht ishte caktuar data 26 tetor për zhvillimin e saj, por duhej të shtyhej për shkak se policia duhej të siguronte qetësinë. Takimi do të zhvillohet të mërkurën dhe policia e ka hartuar planin e masave. Aty përmbahet edhe një pikë disi e rrallë, pasi Reali i Madridit dhe Barcelona do të akomodohen te i njëjti hotel, “Sofje”. Gjithashtu edhe transportimi nga hoteli te stadium do të bëhet në të njëjtën mënyrë.

Pra policia ka menduar që edhe nëse agresorët do të kërkojnë dëmtimin e ndonjë prej lojtarëve kundërshtarë, padashur mund të qëllojnë futbollistin e ekipit të zemrës. Por njëkohësisht kjo e bën edhe më të lehtë menaxhimin e situatës. Sigurisht që ekipet do të akomodohen në pjesë të ndara te hoteli, për të pasur privatësi të plotë sa i përket përgatitjes së ndeshjes. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online