Odise Roshi është prezantuar ditën e sotme me klubin e tij të ri. Boluspori ka zyrtarizuar transferimin e anësorit shqiptar, i cili do të luajë për herë të parë në kampionatin turk. “Raketa” ka gjetur strehë në “folenë” e shqiptarëve, teksa sezonin e ardhshëm do të ket shok skuadre edhe Gentjan Selmanin e Dejvi Bregun.
Klubi turk luan në Ligën e Dytë dhe vitin e ardhshëm ka si objektiv ngjitjen në elitë, gjë për të cilën i beson aftësive të kojtarëve shqiptarë. Roshi ka firmosur një kontratë 1+1 dhe është gati të ndihmojë ekipin me eksperiencën e tij të gjerë në Europë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? Kulübümüz, Arnavut Milli Futbolcu Odise Roshi ile sözle?me imzalad?.
? https://t.co/4wDimWKmcR pic.twitter.com/xohPI8yC1z
— Beypiliç Boluspor (@Boluspor) August 9, 2021