Zyrtare/ Nuk pranonte asnjë ekip tjetër në Shqipëri, Sherif Kallaku bën hapin e dëshiruar

Sherif Kallaku nuk është më pjesë e Teutës, ndërsa vetë faqja zyrtare e klubit ka njoftuar marrëveshjen me Lokomotivën e Zagrebit. Një kontratë 4-vjeçare për mesfushorin e talentuar që ka besim të madh nga drejtuesit e ekipit kroat. Kështu bandës së shqiptarëve i shtohet një tjetër pjestar pas largimit të Uzunit dhe Kastratit. Ndërkohë Kallaku e kishte përsëritur shumë herë se nuk ndërronte asnjë ekip tjetër në Shqipëri, pavarësisht interesimeve që kanë ardhur nga ekipet më të mira të Superiores. /Sport Ekspres/

Njoftimi i plotë

KF Teuta njofton sot arritjen e marrëveshjes të transferimit të Sherif Kallaku në ekipin e Lokomotiva Zagreb në Koraci. Sherif Kallaku pritet ti bashkohet ekipit të Lokomtivës ditën e premte. Fantazisti i Teutës, pasi të kryejë vizitat mjekësore do të bashkohet me klubin e Lokomotiva Zagreb ,me të cilin ka nënshkruar nje kontrate 4 vjeçare. 22 vjeçari i cili u shpall fitues i kupës i Shqipërisë me Teutën, Kallaku i thotë lamtumirë Teuta për të vijuar tashmë aventurën e tij të re në Koraci. Pas 2 vitesh me blutë,skuadër me të cilën dhuroj performanca shumë pozitive, duke qenë njëkohësisht edhe pjesë e ekipit tonë përfaqësues, Kallaku tashmë do të provoj edhe eksperiencën e tij të parë jashtë vendit në radhët e Lokomotiva Zagreb. FALEMINDERIT SHERIF KALLAKU!
#faleminderit #sherifkallaku #forcateuta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online