Shqipëria e kërkoi me ngulm prej kohësh jo më kot, Ardian Ismajli në formacionin e vitit në Kroaci

Ardian Ismajli, është ky e ardhmja e Shqipërisë në mbrojtje së bashku me Marash Kumbullën. Dy futbollistë që janë të pakalueshëm në dyluftimet fizike dhe do të jenë një problem i madh për të gjithë sulmuesit kundërshtar. Mbrojtësi i Hajduk Split ka kaluar një tjetër kampionat të nivelit të lartë, aqsa “Telesport.hr”, media kroate e analizës dhe statistikave, e ka futur në formacionin e vitit.

Ky është vlerësimi më i lartë për punën e bërë nga ana e lojtarit që Shqipëria e kërkoi me ngulm prej shumë vitesh. Pasi mbajti shiritin e kapitenit te Kosova U-21, Ismajli do t’i bashkohej kuqezinjëve në kohën e Panuçit. Debutimi erdhi në ndeshjen e zhvilluar ndaj Skocisë në vendin tonë, teksa pas kartonit të kuq të Mavrajt, do të hynte në fushën e lojës për t’u mos ulur më kurrë në stol. Në këtë formacion ndodhet edhe një tjetër shqiptar, Lirim Kastrati, i cili ka qenë po aq kyç në suksesin e Lokomotivës së Zagrebit./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online