Ndeshja me “porta të hapura” në Austri përfundon nën hetim, rrezikon edhe ekipi nga erdhi afrimi i ri i Kukësit

Nga Klaudio Ndreca

Më herët kemi raportuar për ndeshjet e çuditshme të zhvilluara mes spektaklit dhe komedisë në Austrinë e ligës së dytë. Pikërisht në përballjen e fundit atje ku Ried dhe Klagenfurt do të ndanin titullin kampion dhe të vetmen biletë që të dërgonte në elitë me diferencën e golave. Përpara ndeshjes së fundit ishte Riedi me një gol më tepër të shënuar sesa Klagenfurt. Këta të fundit e fituan ndeshjen 6-1, por nga ana tjetër Riedi bëri spektakël me Flordisdoferin pasi e mposhti 9-0.

Flordisdoferi u tregua shumë qesharak teksa rrezikonte rënien nga Kategoria e Dytë me humbjen ndaj Ried, ashtu siç edhe ndodhi, por lanë pushim të gjithë lojtarët më të rëndësishëm. Mes tyre ishte edhe Albin Gashi, afrimi më i ri i Kukësit që nuk luajti në atë humbje 9-0 ndaj Ried, së bashku me kapitenin e ekipit që postonte foto duke bërë pushime në Maltë.

Menjëherë Klagenfurt e ka etiketuar si “nata e turpit” mbrëmjen që vendosi titullin për elitën në Austri. Kjo skuadër ka thirrur Komisionin e Etikës për të hetuar takimin me arsyen: “Shkelje e vlerave themelore, veçanërisht seriozitetin, besueshmërinë dhe ndershmërinë e garës”. Tashmë pritet që të shqyrtohet dhe të mbërrihet në një vendim për fitore 9-0 të Ried. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online