Zyrtare/ Nuk ndërron as kampionat e as ngjyra, Keidi Bare prezantohet te klubi katalanas

Ka marrë fund gjithçka sa i përket të ardhes së Keidi Bares. Mesfushori shqiptar ka firmosur për 4 vite me klubin katalanas të Espanjolit, të cilët kanë derdhur 2 milionë euro në arkat e Malagas. Lojtari i Kombëtares nuk ndërron as kampionat e as ngjyrat e fanellës, teksa do të vijojë të vishet bardheblu dhe të luajë në Segunda Division.

Megjithatë Espanjol është një klub që sapo ka ardhur nga La Liga me synimin për të mos qendruar shumë gjatë, pasi synimi i tyre është ringjitja menjëherë në elitën e futbollit spanjoll. Për të mbërritur në këtë objektiv një ndihmë e madhe shihet të merret edhe nga Keidi Bare, që gjithnjë di të jetë oksigjeni i mesfushës, pasi nuk di të ndalet në asnjë ndeshje së vrapuari në fushë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online