Derbi nordik mes Danimarkës dhe Finlandës u ndërpre në minutën e 42-të pas një momenti që i la të shtangur të gjithë. Eriksen pësoi një arrest kardiak gjatë lojës dhe humbi ndjenjat, gjë e cila bëri që në këtë takim të mos flitej më për futboll.
Këtë e ka të qartë edhe UEFA, që vjen me një njoftim zyrtar për të anulluar duelin mes Danimarës dhe Finlandës. E gjtihë vëmendja tashmë është te gjendja shëndetësore e Eriksen, duke uruar që mesfushori të kalojë këtë moment tronditës sa më parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/