Zyrtare/ Njoftimi që të gjithë e prisnin te Partizani, CAS jep verdiktin përfundimtar për merkaton

Partizani ka bërë një njoftim zyrtar në rrjetet sociale atje ku ka treguar se CAS i ka dhënë të drejtë klubit për çështjen e sulmuesit Erald Cinari. Tanimë kryeqytetasit kanë mundësinë që të ndërhyjnë në merkato dhe të sjellin lojtarët që dëshiron Ilir Daja për t’u përforcuar, në mënyrë që të ketë ekip kompetitiv për të fituar titullin kampion. Ky është njoftimi paraprak pasi CAS do të vazhdojë zbardhjen e plotë të ngjarjes, megjithëse ajo që ka rëndësi është fakti se Partizani cilësohet si “i pafajshëm” në këtë rast dhe futet kështu në merkaton e janarit. /Sport Ekspres/

Reagimi nga Partizani

 

Klubi njofton se sot është bërë me dije nga CAS për heqjen e pezullimit të sesionit të transferimit të lojtarëve, vendim që ishte në fuqi nga FIFA në lidhje me çështjen e sulmuesit Erald Çinari. Klubi saktëson se ky është një njoftim paraprak, deri në zbardhjen e plotë dhe përfundimtare të vendimit që ka marrë CAS, përmes të cilit do të përcaktojmë dhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në lidhje me këtë çështje. Nga ky moment tashmë FK Partizani rifiton të drejtën për të operuar në merkaton e Janarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online