“Jemi në hapat e duhur për t’u bërë si Skënderbeu”, Bledi Shkëmbi prezantohet në Kosovë

Bledi Shkëmbi është prezantuar te Ballkani dhe do të ketë përgjegjësinë e madhe për të mbajtur një ekip që u ngrit nga Ismet Munishi dhe ku presioni do të jetë i nivelit më të lartë. Megjithatë në gjithë karrierën e tij Shkëmbi është mësuar me situata të tilla dhe rikthimi në Kosovë e gjen me një skuadër që synon lart në renditje. Në fjalën e prezantimit trajneri u shpreh se duhet shumë punë përpara për të mbërritur në hapat e Skënderbeut.

“Kampionati në Kosovë ka bërë hapa të mëdha përpara se nga koha kur isha unë. Kisha bindjen se kjo gjë do të ndodhte. Në Shqipëri kanë filluar të ndjekin edhe futbollin këtu. Titulli? Jam i bindur se jemi në garën për titull dhe lojtarët kanë treguar se e duan këtë gjë, ekipi është i kompletuar. Nëse do isha nga dita e parë e krijimit të skuadrës nuk do kisha asnjë pikëpyetje për lojtarët që janë, kanë atë çka duhet për titullin.

Skënderbeu i ri? Duhet shumë punë për të arritur në hapat e Skënderbeut. Jemi në hapat e duhur. Është kënaqësi që unë si një ish-I Skënderbeut të stërvis një klub që do të ndjekë ato hapa. Është kënaqësi që të stërvis këta djem”, u shpreh Shkëmbi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online