“E dinë akoma se jam te Tirana”, Muça tregon të veçantën: Më kritikojnë për rezultatet në Superiore…

Gentian Muça i ka kaluar festat në Shqipëri dhe duke u rikthyer me familjen e tij, pas aventurës së re që ka ndërmarrë te Prishtina. Në një intervistë për “Top Channel”, ka treguar edhe bisedat që ka me tifozët në Tiranë të cilët e kritikojnë për faktin se skuadra nuk po bën mirë në këtë sezon të Superiores, si të ishte ende i veshur në ngjyrat bardheblu.

“Tani që kam ardh me pushime njerëzit më kritikojnë ca boni kështu s’po fitoni, mendojnë akoma se jam me Tiranën. Është diçka që nuk e zgjedhim dot ne sesi do jetë fundi, nuk ndodh gjithmonë që fundit të jetë i hidhur. Por ne e zgjidhëm me një marrëveshje me konsensus. Me thënë të drejtën për çka arrita me Tiranën dhe mënyra se si u largova nuk kam gjë pishman.

Largimi te Prishtina? Në çdo kryeqytet të Europës të kisha shkuar do ndihej mungesa, por në Prishtinë më kanë bërë të ndihem shumë mirë dhe më kanë lehtësuar atë mërzitjen e largimit, sepse mërzitja ishte shumë e madhe, por u desh bërë për arsye profesionale që të largohesha nga Tirana”, u shpreh Muça. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online