Partizani ka prezantuar goditjen e radhës në merkato. Kampionët kanë arritur akordin me Deian Boldor, i cili aktivizohet në rolin e qendërmbrojtësit. 24-vjeçari rumun është pjesë e Veronës dhe sezonin e fundit ishte i huazuar te Foxhia.
Boldor ka qenë pjesë e kombëtareve U17 dhe U21 të Rumanisë, ndërsa tani do të luajë i huazuar për një sezon te “demat e kuq”.
Një përforcim me vlera për trajnerin Lerda, Boldor ka provuar eksperienca të ndryshme më parë me Romën, Bolonjën, Peskarën dhe Montreal Impakt, ekip që garon në kampionatin amerikan.
Rumuni i është bashkuar menjëherë ekipit të ri në stërvitje dhe është gati për dy ndeshjet e Ligës së Europës kundër Sherif Tiraspolit.