Zyrtare/ Nga Turqia në “Abissnet Superiore”, Egnatia prezanton sulmuesin e Kombëtares afrikane

Klubi i Egnatias realizon një goditje të madhe në merkato. Skuadra rrogozhinase ka prezantuar sot afrimin më të ri, Dzon Delarge. Sulmuesi afrikan ka mbajtur veshur fanellën e Kombëtares së Kongos, ndërsa më parë ka luajtur me ekipe si Qrabag, Slovan Liberec, Boluspor apo Bursaspor.

Në vitet e fundit shumica e lojtarëve të kampionatit shqiptar synojnë kalimin në Turqi, Delarge bën të kundërtën. Futbollisti 31-vjeçar së fundmi ishte pjesë e Akhisarspor-it dhe la kampionatin turk për të luajtur me Egnatian në “Abissnet Superiore”.

“KF Egnatia ka arritur të firmosi me sulmuesin Dzon Delarge,i cili vjen nga kampionati turk ku ka qenë pjesë e Akhisaspor. Delarge ka një CV të pasur pasi ka luajtur për Qarabag, Akhisaspor, Boluspor, Bursaspor, Slovan Liberec”, bën me dije Egnatia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online