“Këtu po e meritove luan, kam edhe shiritin e kapitenit“, Enriko Papa: Dua të tregoj se edhe unë mund ta ndihmoj Kombëtaren

Enriko Papa është përshtatur më së miri në kampionatin rumun, ku tashmë udhëheq ekipin e Botoshanit me shiritin e kapitenit në krah. Mesfushori shqiptar ka dhënë një intervistë për “Sport Magazine“, të moderuar nga Drilon Xhepollari dhe të transmetuar në “Ora News“, ku tregon për vështirësitë e para në futbollin e Rumanisë si dhe dëshirën për të qenë pjesë e Kombëtares shqiptare.

Ndeshja e fundit

“Ka qenë një ndeshje shumë e mirë nga ana jonë. Morëm një fitore shumë të rëndësishme ndaj një kundërshtari direkt. Gjithçka shkoi mirë, çdo gjë ishte perfekte. Shënova dhe golin që solli fitoren“.

Kalimi në kampionatin rumun

“Në fillim kur kam ardhur nga Shqipëria ka qenë një periudhë shumë e vështirë, sepse në Shqipëri nuk më kanë ecur gjërat ashtu siç duheshin. Isha në shumë ekipe si Tirana, Bylisi dhe Teuta, por në fund luajta te Lushnja dhe aty mu dha mundësia që unë të shfaqja çfarë dija dhe të vija këtu të provoja veten jashtë shtetit. Kur erdha në fillim ishte e vëshitrë. Këtu ishte ritmi më i lartë, kundërshtarët ishin më të fortë. Lojtarë që kishin luajtur me ekipe të mëdha, siç kemi edhe ne tani në ekip lojtarë që kanë luajtur me PSG-në, Klub Bryzhin apo Gentin. Ka qenë vështirësi e madhe për mua, por u adaptova. Një gjë e mirë këtu është se po e meritove do luash”.

Diferencat mes kampionatit shqiptar dhe atij rumun

“Diferencat janë të mëdha, nga infrastruktura e ekipeve, akademitë, buxhetet janë më të mëdha. Edhe në Shqipëri ka lojtarë shumë të mirë, por janë të pakët. Niveli këtu është shumë i lartë. Shiten edhe lojtarë jashtë siç është Serie A apo kampionate të tjera. Unë s’mund ta them hapur, por ai që është brenda futbollit shqiptar e di si funksionojnë gjërat në Shqipëri. Këtu po e meritove luan dhe tani kam marrë edhe shiritin e kapitenit. Jam shumë i kënaqur edhe në aspektin financiar. Mesatarisht shumica e ekipeve i paguajnë lojtarët 8-9 mijë euro në muaj”.

Kombëtarja

“Deri në këtë moment nuk më ka kontaktuar asnjë. Asnjëri nuk ka ardhur për të më parë, as mua, as Filin. Nuk ka rëndësi, për mua kush e meriton duhet të jetë aty. Nuk ka rëndësi jam unë apo ndonjë lojtar tjetër, thjesht në Kombëtare duhet të jenë lojtarët që janë të momentit më të mirë që të ngrihet sa më lart. Një ftesë për miqësoret me Spanjën dhe Gjeorgjinë? Do ishte diçka fantastike për mua, që të tregoj vlerat e mia dhe të tregoj që edhe unë mund ta ndihmoj Kombëtaren. Sepse kjo është e rëndësishë, kur të luash të ndihmosh Kombëtaren e jo sepse e ke ëndërr. Do ishte mirë që çdo lojtar ta ndjekin a është për Kombëtaren apo jo”.

Objektivat e Botoshanit

“Kur erdha në ekip vitin e parë, ka qenë një ekip i vogël. Vendi më i mirë që kanë marrë ka qenë i 8-i, kështu që objektiv ishte mbijetesa. Që nga momenti kur unë erdha ekipi ndryshoi trajnerin dhe tani jemi në vendin e katërt. Kemi tr evite rresht që po bëjmë diçka shumë të mirë. Duam të kapim përsëri Kupat e Europës dhe të jemi sa më lart, sepse ajo është e mirë për të gjithë“, ka thënë Enriko Papa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online