“Më kritikuan se jam kosovar”, Amir Rrahmani rrëfehet në Itali: Jam bërë supersticioz

Amir Rrahmani është kthyer në një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së Napolit këtë sezon. Megjithatë përshtatja nuk ka qenë edhe aq e lehtë për të. Në sezonin e shkuar iu desh gjysma e kampionatit për të zbritur për herë të parë në fushë me fanellën e kaltër. Por kritikat do të pasonin pas një gabimi që solli golin e Udinezes.

Në një intervistë për gazetën “Il Roma”, e cila do të publikohet e plotë ditën e nesërme, Rrahmani është shprehur se kritikat burojnë nga fakti se është kosovar. Gjithashtu në “Radio Kiss Kiss Napoli“ është zbuluar një fragmenti i shkurtër nga fjalët e kapitenit të Kosovës për gazetën italiane.

“Kritikat për gabimin tim në Udine sezonin e kaluar burojnë nga fakti se jam kosovar dhe për rrjedhojë se kombëtarja ime nuk është shumë e njohur në botë në nivel futbolli. Titulli? Nuk flas për këtë, jam supersticioz”, është një përmbajtje e shkurtër e intervistës së Amir Rrahmanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online