Zyrtare/ Nga Barcelona dhe Milani në Serinë B, Monza bën goditjen e madhe në merkato

Klubi i Monzës ka bërë një goditje të madhe në merkato ditën e sotme. Skuadra po përjeton një shkëlqim nën drejtimin e dyshes Berliskoni-Galiani, të cilët kanë nisur një projekt ambicioz për të shkruar historinë dhe për të dërguar Monzën në elitën e futbollit italian.

Misioni nga Seria C në atë B u përmbush me sukses, ndërsa tani mbetet për t’u parë nëse do të hidhet edhe hapi tjetër. Por për të mbërritur deri në këtë pikë nevojiten lojtarë me eksperiencë mbi supe dhe këtë gjë Galiani e Berluskoni e dinë më së miri.

Kevin Prince Boateng është emri i njohur që vesh fanellën e Monzës për këtë sezon, me opsion rinovimin edhe për një vit tjetër. Nga maja e futbollit, duke luajtur me ekipe si Barcelona dhe Milani, lojtari ganez bën një hap pas në karrierë dhe firmos në Serinë B, atje ku do të përpiqet të japë ja përvoja e tij për të dërguar skuadrën italiane në një kampionat të cilin e njeh mirë, atë të Serie A, ku ka kaluar vite të karrierës së tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *