Milani vijon punën për përforcime në merkato, por është e qartë që paratë mungojnë,edhe për shkak të përjashtimit nga kupat e Europës.
Sot Milani ka depozituar në Ligën Italiane të Futbollit një tjetër kontratë, duke zyrtarizuar mesfushorin ofensiv Alen Haliloviç.
Bëhet fjalë për goditjen e tretë sezonale falas, pas Reinas dhe mbrojtësit kroat Striniç. Haliloviç është një mesfushor ofensiv 22-vjeçar, i rritur te Dinamo Zagrebi, ndërsa në 2014 erdhi kalimi i bujshëm të Barcelona për 2.2 milionë euro.
Në Katalunjë ishte e pamundur të gjente hapësirë, ndaj në sezonin 2015/16 erdhi huazimi te Sporting Gihon, duke luajtur rregullisht. Me pas shitja tek Hamburgu për 5 milionë euro, por edhe aty Haliloviç hasi probleme dhe iku të Kastriotit Palmasi në huazim.
Tani Hamburgu e la të lirë, pasi ra nga Bundesliga, ndërsa Milani ka përfituar, duke gjetur marrëveshjen pa shpenzuar asgjë përveç pagës që kroati do të marrë në Milano.