Elvis Rexhbecaj ka firmosur për një vit me klubin e Bohumit. Mesfushori shqiptar ka përfunduar huazimin e tij me Këlnin, por Volfsburgu ka vendosur ta dërgojë përsëri në një tjetër huazim. Sezoni i ri e gjen sërish në Bundesligë, ku do të japë kontributin e tij për Bohumin.
Rexhbecaj është vetëm 24 vjeç dhe deri më tani numëron plot 71 paraqijte në elitën e futbollit gjerman, ndërsa 43 të tilla i ka zhvilluar me fanëllën e Këlnit. Lojtari i talentuar pritet të fitojë edhe më shumë eksperiencë në radhët e Bohumit, për të synuar më pas vendin e titullarit te Volfsburg./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Elvis #Rexhbecaj kommt für ein Jahr auf Leihbasis vom @VfL_Wolfsburg! Willkommen anne Castroper?
?? https://t.co/Otzl5w0KxO#TachElvis #meinVfL pic.twitter.com/qxKWTzqhOG
— VfL Bochum 1848 (@VfLBochum1848eV) August 2, 2021