“Fidel Ylli bleu votat e KOKSH me paratë e shtetit”, flet Bezhani: Veliaj bashkëpunon me krimin, sportisti nuk do vetëm t’i biesh te shpatullat

Ish-presidenti i KOKSH, Viron Bezhani ka folur në studion e “Syri TV” për përfaqësimin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike të Tokyo. Dështim jo vetëm në rezultate, por edhe në mënyrën e prezantimit. Arritjes më të madhe që na erdhi nga këto Lojëra, Briken Calja, i mungoi trajneri. Por çfarë nuk shkoi këtë herë? Viron Bezhani e sheh si përgjegjësi të presidentit aktual të KOKSH, Fidel Ylli.

“Presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli, ka dashur të bëjë qoka me përfaqësimin e Shqipërisë në Olimpiadë. Ai nuk i ka vënë rëndësi fare rezultatit, por njerëzve të cilët e kanë ndihmuar për t’u bërë president i KOKSH-it.

Rezultati i Brikenit (Caljes) ishte i mirë, por me një kujdes më të madh do të kishim një rezultat edhe më të mirë. Të pretendosh për medalje dhe të mos kesh interesimin e duhur, kjo nuk është normale. Sportisti nuk ka nevojë për t’i rënë shpatullave, por për kushte.

Sportisti që shkon në një aktivitet të tillë, duhet të ketë trajnerin me vete, patjetër. Erion Veliaj dhe Edi Rama, kanë përvetësuar skuadrat olimpike, kryeministrit nuk i takon të japë flamurin, është kompetencë e Presidentit.

Fjalimi i Ramës për Fidel Yllin është i turpshëm, jo si fjalim kryeministri. Fidel Ylli ka blerë votat me paratë e shtetit për t’u bërë president i KOKSH-it. Erion Veliaj thotë që dënon krimin, por bashkëpunon me të”, tha Bezhani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online