Zyrtare: Mesfushori i Kamzës firmos për Kastriotin

Kastrioti po merr formë nga dita në ditë dhe pas disa përforcimeve nga jashtë, sot ka zyrtarizuar afrimin e një futbollisti që shkëlqeu në Superiore sezonin e shkuar, Ersil Ymeraj.

24-vjeçari ka qenë pjesë e Kamzës në 4 sezonet e fundit, duke pasur rritje konstante, aq sa sezonin e fundit në Superiore ishte ndër lojtarët më të aktivizuar te kamzalinjtë, me 1536 minuta në Superiore.

Mesfushor qendror, mjaft punëtor dhe i lëvizshëm në fushë, Ymeraj ndihmoi jo pak edhe fazën sulmuese, duke shënuar edhe dy gola me shumë rëndësi në fitoret kundër Laçit e Partizanit.

Tani Ymeraj firmos për dy vjet me Kastriotin, që përforcon mesin e fushës dhe i merr një titullar një rivali direkt për mbijetesë. Sinjale shqetësuese nga Kamza, që vazhdon të humbasë lojtarë të rëndësishëm, edhe pse është ende herët dhe në javët e ardhshme edhe Kamza mund të bëjë goditje në merkato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *