Zyrtare/ Mersel Ismajgeci prezantohet te ekipi i ri, ish-mbrojtësi i Tiranës: Dua të shënoj dhe të jap asiste sa më shpejt të jetë e mundur

Marsel Ismajlgeci është lojtari më i ri i Zrinjskit të Mostarit. Futbollisti shqiptar ka firmosur deri në verën e vitit 2026 me klubin nga Bosnje dhe Hercegovina. Ish-kapiteni i Tiranës ka dhënë edhe përshtypjet e tij të para për klubin ku do të vazhdojë tanimë karrierën. Ismajlgeci u ka bërë të qartë bosnjakëve se dëshiron të kthehet në protagonist me gola dhe asiste sa më shpejt të jetë e mundur.

“Qyteti është i bukur. Kam disa orë këtu dhe kam parë që qyteti është i bukur. Por më e rëndësishmja, e dua klubin. Dua të jem pjesë e ekipit sa më shpejt të jetë e mundur. Dua të shënoj, të asistoj dhe të ndihmoj skuadrën sa më shpejt të jetë e mundur“, ka thënë Marsel Ismajlgeci./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online