E papritur/ Karriera e Berishës merr tjetër rrjedhë, e kërkon në Premier League klubi ku shkëlqeu Broja

Një rrufe në qiell të hapur vjen nga Italia. Karriera e Etrit Berishës duket se do të marrë papritur një tjetër rrjedhë. Torino e ka graduar portier të tretë dhe e ka nxjerrë jashtë planeve të skuadrës, por në skenë del një ofertë nga Premier League.

“Calciomercatoëeb.it“ raporton se Southampton-i ka kërkuar shërbimet e portierit shqiptar. “Shenjtorët” do të jenë një mundësi e mirë për Berishën, që do të provonte kështu përvojën e tij më të madhe në karrierë. Kujtojmë se pjesë e Southampton-it sezonin e shkuar ishte Armando Broja, i cili shkëlqeu me fanellën bardhekuqe dhe u rendit ndër talentet më të mira të Premier League-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online