ZYRTARE: Merr fund, del vendimi që vret Skënderbeun

CAS ka vendosur përfundimisht në lidhje me çështjen Skënderbeu dhe ka hedhur poshtë apelimin e korçarëve. Kështu, mbetet në fuqi dënimi prej 10 vitesh jashtë kupave të Europës, si dhe gjoba prej 1 milion eurosh. Revolucion në futboll dhe tashmë çdo klub mund të dënohet vetëm prej luhatjeve të koeficienteve që do të kapen prej BFDS.

Trupa e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka hedhur poshtë kërkesën e paraqitur nga klubi shqiptar i futbollit, KS Skënderbeu, kundër vendimit të marrë nga Apeli i UEFA-s më 26 prill 2018, që është konfirmuar edhe nga vendimi i marrë më 29 mars 2018 nga UEFA Control, Ethics and Disciplinary Body. Ata arritën në përfundimin se Skënderbeu është përgjegjës për aktivitete manipulimi ndeshjesh dhe u përjashtua nga pjesëmarrja në kompeticionet e UEFA-s për 10 vitet e ardhshme, duke u gjobitur me 1 milion euro.

Në maj të vitit 2018, KS Skënderbeu apeloi në CAS për anulimin e sanksionit disiplinor. Arbitrazhi i CAS, me anë të një grupi gjyqtarësh të CAS-it, mbajti një seancë dëgjimore me palët në selinë e CAS-it me datë 16 prill të vitit 2019.

Në bazë të dëshmive që janë në dispozicion, grupi i ekspertëve të CAS-it konstatoi me kënaqësi se KS Skënderbeu ishte përgjegjës për aktivitetin e fiksimit të ndeshjeve dhe arriti në përfundimin se sanksionet e vendosura nga UEFA ishin proporcionale dhe të justifikuara. Rrjedhimisht, CAS-i hodhi poshtë ankesën dhe konfirmoi vendimin.

 

2 thoughts on “ZYRTARE: Merr fund, del vendimi që vret Skënderbeun

  1. Evropa bunder pervec “vlerave” qe ka, eshte e mbushur dhe me plehra. Normal qe do mbroje bythen e plehrave qe ka perreth.

    FUCK UEFA=MAFIA

Leave a Reply to UEFA=MAFIA Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *