ZYRTARE/ Mensah firmos me Partizanin

Emanuel Mensah është zyrtarisht pjesë e Partizanit. Sulmuesi, i cili në të shkuarën ka luajtur për Laçin do të jetë pjesë e “demave”, pasi ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi dhe për një vit tjetër. Lojtari së bashku me menaxherin e tij Franci Bode janë paraqitur sot në zyrat e klubit të kuq dhe kanë arritur marrëveshjen me drejtuesit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, klubi ka zyrtarizuar afrimin e ganezit. Mensah ishte pranë firmës me Kukësin, por gjithçka ka ndryshuar në momentin e fundi, pasi palët nuk kanë rënë dakord. Menjëherë Partizani është vënë në lëvizje duke mbyllur gjithçka në pak orë.

Një goditje me shumë vlera për kryeqytetasit që në këtë mënyrë forcojnë ndjeshëm repartin e sulmit.

 

POSTIMI I PARTIZANIT

EMANUEL MENSAH FIRMOS ME TË KUQTË

Emanuel Mensah është përforcimi i radhës. Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me sulmuesin ganez, i cili i bashkohet të kuqve në prag të edicionit të ri futbollistik. 24-vjeçari ka firmosur sot një kontratë 1+1 me Partizanin. Sulmuesi ganez rikthehet në Kategorinë Superiore pas eksperiencës së mëparshme me ekipin e Laçit në sezonin 2016 – 2017. Së fundmi Mensah ishte pjesë e kampionatit helen me ekipin AOK Kerkyra. Menjëherë sulmuesi i është bashkuar ekipit duke u vënë nën urdhrat e trajnerit Gega.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online