Mentor Mazrekaj te Prishtina, një lajm që qarkullon prej ditësh, por që është mohuar nga Partizani. Megjithatë, mohimi ka pak vlerë, duke parë lajmin që vjen nga Kosova, sepse gjithçka ka marrë fund. Faqja zyrtare e Prishtinës raporton se jo vetëm që Mazrekaj është i Prishtinës, por së bashku me të nga Partizani në Kosovë shkon edhe Labinot Ibrahimi. Marrëveshja është arritur ndërmjet dy presidentëve të Prishtinës dhe Partizanit, Remzi Ejupi dhe Gazmend Demi, në një darkë të përbashkët e po ashtu edhe me pëlqimin e vetë futbollistëve.
Mazrekaj dhe Ibrahimi ishin transferuar te Partizani pikërisht nga FC Prishtina, ndërsa në sezonin e ri do t’i shërbejnë Prishtinës në luftë për titull dhe kupë. Prishtina dhe Partizani sic dihet kanë raporte të shkëlqyera fal miqësisë të dy presidentëve. Prej vitit 2013 deri tani Mazrekaj ka dhuruar spektakël te Partizani, por vetëm kur ka qenë mirë fizikisht dhe kjo nuk ka ndodhur shpesh, sepse dëmtimet i janë bërë makth sidomos në dy sezonet e fundit. Në Superiore Mazrekaj ka luajtur 93 ndeshje e ka shënuar 13 gola. Ndërkaq, po aq ndeshje, por me 5 gola, ka regjistruar Labinot Ibrahimi në Superiore. Mbrojtësi i fuqishëm ishte pikë kyçe në dy sezonet e parë në Tiranë, por në dy sezonet e fundit hapësira për të është zvogëluar ndjeshëm dhe tashmë, në moshën 31-vjeçare, vjen kthimi në shtëpi, ku do të jetë pikë referimi për Prishtinën.