Lorik Cana do të shkruhej në histori si lojtari i parë i Kombëtares shqiptare që firmosi në Premier League. Kapiteni legjendar i kuqezinjve u transferuar me shiritin e kapitenit në krahë nga Marseja në drejtim të Sunderlandit, ekip ky që hap sërish dyrt për një tjetër shqiptar.
Leon Dajaku ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me klubin anglez, te të cilët do të qendrojë i huazuar deri në fund të sezonit të ardhshëm. Megjithëse këtë herë Sunderland nuk është më pjesë e elitës, por zhvillon gara në League One, kategoria e tretë e futbollit anglez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
We are delighted to announce the signing of winger Leon Dajaku! ???#WillkommenLeon ??
— Sunderland AFC (@SunderlandAFC) August 31, 2021