Shkaktoi polemika me refuzimin e ftesës së Rejës, Balliu i drejtohet tifozëve: Krenar të përfaqësoj tokën e rrënjëve të mia me gjithë shpirt

Ivan Balliu shkaktoi mjaft polemika me mosprezencën e tij në ekipin kombëtar. Mbrojtësi shqiptar do të deklarohej i dëmtuar dhe do të refuzonte ftesën e Edi Rejës, por më pas u pa në fushë me ekipin e Rajo Vajekanos. Diçka e tillë u prit si një mashtrim i madh nga të gjithë tifozët shqiptarë. Për këtë arsye Balliu ka ndërhyrë vetë për të sqaruar gjithçka. Futbollisti që luan në La Liga ka shkruar në rrjetin tij social versionin e tij, duke mohuar mungesën e dëshirës për të veshur fanellën kuqezi. Madje përkundrazi, Balliu kërkon të qetësojë tifozët duke thënë se ndihet krenar për Kombëtaren e Shqipërisë dhe se dëshiron të përfaqësojë tokën e rrënjëve të tij.

“Të nderuar miq dhe fansa shqiptarë. Siç e keni dëgjuar, këtë herë nuk jam pjesë e ekipit kombëtar. Sidoqoftë, kjo nuk ka të bëjë me faktin që unë nuk dua, por që trupit tim i duhet kohë të rigjenerohet në mënyrë që të parandalojë më keq. Unë jam gjithmonë krenar të vesh fanellën kuqezi dhe të përfaqësoj tokën e rrënjëve të mia me gjithë shpirt. Përjetësisht me ty Shqipëri! Me respekt, Ivan Balliu“, shkruan mbrojtësi shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online