Azdren Llullaku nuk kishte udhëtuar deri në Bjellorusi për turizëm. Një ofertë e kishte bindur atë dhe tashmë gjithçka është bërë zyrtare. Sulmuesi do të jetë pjesë e Shaktar Soligorsk, deri në dhjetorin e vitit 2020. Klubi bjellorus ka dalë edhe me një komunikatë në lidhje me këtë.
Llullaku vjet ishte pjesë e Astrës dhe shënoi shtatë gola në kampionat. Rumania është habitati i tij dhe në të shkuarën ka bërë edhe më mirë, sidomos te Gaz Metan ku realizoi 16 gola në 20 ndeshje dhe përfitoi një kontratë super më pas tek Astana.
30-vjeçari kaloi edhe gjashtë muaj në Itali te Virtus Entela, pa shkëlqyer. Tashmë ai do të mundohet të ndihmojë Shaktor Soligorsk në fitimin e titullit kampion, së bashku me Elis Bakajn, që është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës bjelloruse.
Llullaku u tentua edhe nga Kukësi e Partizani në Shqipëri, por sulmuesi nuk i pranoi propozimet e tyre. Në Bjellorusi ai do të përfitojë një pagë mjaft të mirë, që kap shifrën e 15 mijë eurove në muaj.
https://www.instagram.com/p/BzqLtQ4HCLq/?utm_source=ig_web_copy_link