Zyrtare/ Largohet pas 5 sezoneve i veshur kuqezi, klubi shqiptar njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin anësor

Shkëndija ka zyrtarizuar sot ndërprerjen e bashkëpunimit me Valmir Nafiun. Pas 5 sezoneve pjesë e kuqezinjve, anësori i sulmit do të largohet nga Tetova. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi shqiptar, i cili ka njoftuar opinionin publik përmes faqes së vetë zyrtare. Së bashku me Nafiun, do të largohet edhe Oktaj Rakip, me të cilin është ndërprerë bashkëpunimi në mënyrë të dyanshme.

“KF Shkëndija shpreh falemenderim dhe mirënjohje maksimale për Valmir Nafiun për gjithë kontributin e dhënë në fanellën kuqezi. Sulmuesi anësorë Valmir Nafiu nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës në të ardhmen. Klubi përmes kësaj komunikate konfirmon ndërprerjen me konsesus të kontratës me futbollistin.

Valmir Nafiu largohet pas gati 5 sezoneve në fanellën e Shkëndijës, përjashtuar 6 muajt e fundit kur si huazim luajti te Koshice e Sllovakisë. Nafiu është rritur në shkollën e futbollit Shkëndija dhe ishte pjesë e ekipit të parë në vitin 2011 kur kuqezinjtë fituan titullin e parë në histori si kampionë të vendit. Pas disa viteve karrierë ndërkombëtare, Nafiu në vitin 2018 kthehet te Shkëndija ku ishte pjesë e dy titujve tjerë (2019 dhe 2021).

Ndërprerje me konsesus të kontratës është bërë edhe me mesfushorin Oktaj Rakip, i cili dy sezonet e fundit ishte i huazuar te Boreci, Gostivari dhe Besa e Dobërdollit. Me këtë rast KF Shkëndija shpreh falenderimet dhe mirënjohjen maksimale për Valmir Nafiun dhe Oktaj Rakip për angazhimin, profesionalizmin dhe mundin e dhënë në fanellën kuqezi”, ka komunikuar klubi Shkëndija./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online