Zyrtare/ Laçi përforcon repartin e mesfushës, firmos me lojtarin e dalë nga akademia e Young Boys-it

0

Laçi ka përforcuar repartin që u dobësua më tepër këtë verë. Bardhezinjtë kanë zyrtarizuar sot transferimin e Jon Vulës. Mesfushori është vetëm 20 vjeç dhe është një produkt i akademisë së Young Boys-it.

“KF Laçi njofton se ka firmosur për tre vite me mesfushorin qendror, Jon Vula, i cili është produkt i akademisë së Young Boys në Zvicër dhe ka luajtur edhe me Zvicrën U15. I urojmë suksese me fanellën bardhezi. Para Laçi”, shkruhet në njoftimin e klubit të Laçit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.