Zyrtare/ La Dinamon për të qendruar në “Abissnet Superiore“, lojtari i Kombëtares Shpresa firmos me Egnatian

Redon Mihana do të qendrojë në “Abissnet Superiore”. Futbollisti 23-vjeçar nuk arriti të kishte shkëlqimin e pritur te Dinamo dhe tashmë do të provojë vetën në një tjetër skuadër. Egnatia ka njoftuar sot përmes faqes zyrtare në “Facebook” se ish-futbollisti i Kombëtares Shpresa ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me klubin rrogozhinas.

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë me sulmuesin e kombëtares së shpresave kuqezi. Redon Mihana do të jetë pjesë e klubit tonë për katër sezonet e ardhshme”, bën me dije klubi Egnatia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online