Njëri italian dhe tjetri anglez, Partizani dhe Laçi mësojnë emrat e arbitrave të caktuar nga UEFA

Laçi dhe Partizani do të zbresin sërish në fushën e lojës ditën e enjte. Të kuqtë do të presin Saburtalon në kryeqytet, ndërsa kurbinasit do të udhëtojnë drejt Malit të Zi për të synuar kualifikimin në turin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës. UEFA ka publikuar edhe emrat e arbitrave që do të kenë në dorën e tyre drejtësinë në këto dy sfida.

Partizani-Saburtalo do të drejtohet nga anglezi Darren England, i cili do të ndihmohet nga Stuart Burt dhe James Mainëaring. Ndërkohë Thomas Bramall do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt. Në krahun tjetër, në duelin midis Iskras dhe Laçit është një italian ai që do të arbitrojë ndeshjen. Bëhet fjalë për Luca Pairetto-n që do të jetë në rolin e gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Stefano Alassio dhe Alessio Berti do të ngrejnë flamurin pas vijave anësore, ndërsa Gianluca Manganiello do të jetë gjyqtar i katërt i takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online